Më në fund vjen Randal Kolo Muani. Paris Saint-Germain i dha Juventusit dritën jeshile për rikthimin e sulmuesit francez të shtunën në mbrëmje, dhe vetë kampionët evropianë ishin të parët që njoftuan zyrtarisht transferimin e tij te bardhezinjtë.
I lindur në vitin 1998, sulmuesi mbërriti në Torino rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës dhe iu nënshtrua menjëherë vizitave mjekësore (të përfunduara në fillim të pasdites), një paraprirje për nënshkrimin e një kontrate prej 5 milionë eurosh për sezon deri në vitin 2031.
Kjo nuk do të jetë një marrëveshje huazimi, por një transferim i përhershëm me vlerë 50 milionë euro: 38 milionë euro fikse plus 12 milionë euro bonuse. Ai do të veshë fanellën me numër 9, që më parë i përkiste Dusan Vlahovic.
Kolo Muani (së bashku me lojtarin tjetër Kerim Alajbegoviç) do të nisen me ekipin për turneun në Hong Kong. Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja kundër Chelsea.