Pak ditë pas huazimit te Genoa, mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj ka filluar stërvitjet te skuadra italiane nën urdhrat e trajnerit Daniele De Rossi.
Te Genoa presin shumë nga Mitaj, të cilin e vlerëson trajneri De Rossi në prag të sezonit 2026/27 që starton për më pak se tri javë.
Gjasat janë të mëdha që Mitaj deri para fillimit të sezonit të stabilizohet titullar te skuadra e Genoas, e cila ka huazuar mbrojtësin e krahut prej ekipit nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.
Synimi i ekipit italian është blerja e përhershme e 23-vjeçarit, i cili është titullar i padiskutueshëm te Kombëtarja e Shqipërisë.
Te Genoa, Mitaj do ta bartë fanellën me numrin 2 dhe mbetet të shihet nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.
Në kuadër të xhiros së parë, Genoa përballet në shtëpi me skuadrën e Napolit, ndeshje kjo që luhet më datën 22 të këtij muaji.