Sulmuesi i njohur boshnjak, Edon Xheko do ta vazhdojë karrierën si futbollist profesionist.
Në sezonin e 23-të në futbollin profesionist, Xheko 40-vjeçar do të luajë në Bundesligën e Gjermanisë.
Xheko do të jetë pjesë e Schalkes, skuadër që e ndihmoi të rikthehet në elitën e futbollit gjerman.
Ai ishte i huazuar në pjesën e dytë të sezonit të shkuar te Schalke, ndërsa tani ka firmosur kontratë njëvjeçare dhe do të jetë me ekipin deri në fund të sezonit 2026/27.
Në 11 paraqitje për Schalken, Xheko pati 6 gola e 4 asistime kurse mungoi për disa javë shkaku i lëndimit.
Gjithashtu, Xheko karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Fenerbahçe, Interi, Roma, Manchester City e Wolfsburg.
Teilen: