Kampionia e Shqipërisë, Egnatia e ka mësuar shortin e fazës së “play-off” në UEFA Europa League.
Nëse Egnatia fiton ndaj Shamrock Rovers, do të luajë ndaj Lillestromit nga Norvegjia.
Egnatia do të ketë punë me Shamrockin më 4 dhe 11 gusht.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Irlandë, kurse e kthimit në Rogozhinë.
Nëse eliminohet nga Shamrock, Egnatia do të luajë në “play-off” të UEFA Conference League.
Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës për fazën “play-off” të UEFA Conference League.
Nëse eliminojnë Hibernianin e Skocisë, Shkëndija e Tetovëss në raundin e tretë kualifikues, do të përballen me fituesin e çiftit IFK Göteborg (Suedi) – Gent (Belgjikë).
Ndërkohë, nëse Dinamo ia del të kalojë Auda, do të përballet në turin tjetër me një kundërshtar mjaft të vështirë në letër.
Shorti e ka vendosur atë përballë humbësit të çiftit Pafos – Red Bull Salzburg.