Edhe Dinamo City do të zbresë në fushë pasditen e së martës për të zhvilluar takimin e parë të raundit të tretë të UEFA Conference League ndaj skuadrës letoneze të Audës. Ndeshja do të luhet në Riga, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa sfida e kthimit është programuar një javë më vonë në “Elbasan Arena”.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja vjen në këtë përballje pas një ecurie pozitive në Europë, duke eliminuar me sukses Astanën dhe Alumnij në dy raundet e para të kompeticionit.
Tashmë, Dinamo City synon të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm drejt fazës play-off, duke mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar për herë të parë në fazën e ligës së UEFA Conference League.
Teilen: