Monday, 3. August 2026
Sport

Arman Durmishi e bind Spallettin, Juventusi e merr talentin shqiptar për fazën përgatitore

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka publikuar listën e plotë të yjeve që do të udhëtojnë për në Hong Kong, aty ku skuadra do të zhvillojë fazën përgatitore.

Trajneri Luciano Spalletti ka ftuar kuptohet tërë ekipin e parë, megjithatë vëmendjen e ka marrë edhe sulmuesi shqiptar Arman Durmishi.

Durmishi përfaqëson Shqipërinë U19, ndërsa fillimisht u ftua nga “Zonja e Vjetër” thjesht sa për të mbushur numrin, mirëpo pas paraqitjes së shkëlqyer në stërvitje, tekniku italian duket se ka vendosur ta shoh edhe më shumë.

Në listën e plotë, ku ndodhet edhe Edon Zhegrova është edhe emri i Durmishit, i cili ndër të tjera është promovuar në ekipin U23.

Lista e plotë:

Padyshim kjo është arritje e madhe për Durmishin, i cili ka shkëlqyer edhe te grupmoshat e reja të Shqipërisë, duke qenë një nga lojtarët që shumë shpejtë mund të zërë vendin edhe në ekipin A.

Teilen: