Monday, 3. August 2026
Sport

Zyrtare: Armend Dallku emërohet trajnerit i Dukagjinit

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

KF Dukagjini është bërë me trajner të ri.

Armend Dallku rikthehet edhe një herë në krye të skuadrës.

Dallku është një emër i njohur për klubin dhe futbollin kosovar, ndërsa rikthimi i tij përfaqëson një hap të rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit dhe ambicieve të KF Dukagjinit.

Ekipi nga Klina deri më tash është drejtuar nga Arsim Thaqi.

“Klubi beson se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij do të jenë vlera të rëndësishme në arritjen e objektivave tona sportive. I urojmë Armend Dallkut shumë suksese në këtë kapitull të ri me klubin e Dukagjinit”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Klina.

Dallku më herët ka qenë trajner i Vushtrrisë dhe Prishtinës.

Teilen: