Monday, 3. August 2026
Sport

Juventusi e grumbullon në fazën përgatitore taletin shqiptar

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i talentuar shqiptar, Arman Durmishi, është ftuar nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti në fazën përgatitore para fillimit të kampionatit.

18-vjeçari ka qenë që në startin e grumbullimit përgatitor pjesë e lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti.

Durmishi ka luajtur rregullisht në miqësoret deri tani.

Duket se trajneri është bindur nga aftësitë e tij, ndaj ka vendosur ta marrë me vete në turneun që Juventusi do të zhvillojë në Hong Kong dhe Australi.

Durmishi është pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Shqipërisë.

Pjesë e Juventusit është edhe futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova.

Teilen: