Ish-ministrja franceze e sportit, Marie-George Buffett, pretendon se testet e paparalajmëruara të dopingut ndaj ekipit kombëtar francez të futbollit u pezulluan para Kupës së Botës 1998. Prononcimi, i raportuar nga Bfmtv, është përfshirë në dokumentarin “Zidane, krijimi i një legjende”, kushtuar trajnerit të ri të “Bluve”. Pas një testi të paplanifikuar ndaj lojtarëve francezë gjatë një kampi stërvitor në Tignes në vitin 1997, trajneri Aimé Jacquet dhe Federata protestuan, duke i konsideruar testet një pengesë për përgatitjen e tyre.
Pas polemikave, Alain Garnier, mjeku i caktuar nga Ministria e Sportit për të kryer testet në Tignes, tregon në dokumentar se vetë Buffet e paralajmëroi verbalisht atë të mos i shqetësonte më Les Bleus deri në Kupën e Botës, të cilën francezët në fund e fituan. Duke iu përgjigjur këtij pretendimi, ish-ministrja pranoi: “Nëse Dr. Garnier e thotë këtë, atëherë po, duhet të jetë e vërtetë. Ishte një hap prapa në luftën kundër dopingut”.