Monday, 3. August 2026
Sport

Futbollisti që ka shkëlqyer në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, i jep fund karrierës

GS 03/08/2026 2 Min. Lesezeit

Gledi Mici ka vendosur të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke i dhënë fund futbollit të luajtur.

Në moshën 35-vjeçari, mbrojtësi vendosi të “varë këpucët në gozhdë”, teksa skuadra e fundit që u aktivizua ishte Struga Trim & Lum.

Mici arriti të linte gjurmë në futbollin shqiptar dhe jo vetëm duke arkivuar plot 7 trofe të fituara, në 3 kampionate të ndryshme.

Trofeun e parë ai e fitoi në sezonin 2013/2014. Bëhet fjalë për Kupën e Shqipërisë të fituar me fanellën e Flamurtarit. Për të vijuar më pas me Kupën e Shqipërisë me Kukësin në sezonin 2015/2016, kampionatin dhe Kupën me Skënderbeun në sezonin 2017/2018.

Kampionatin ne Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës në sezonin 2018/2019, kampionatin kosovar me Prishtinën në sezonin 2020/2021 si dhe Kupën e Kosovës po me Prishtinën në vitin 2023.

Në total në karrierën e tij si profesionist Mici numëron 534 paraqitje, 8 gola, dhe 34 asist, bazuar në statistikat e “Transfermarkt”.

Vlera më e lartë e kartonit në karrierën e tij ka qenë 600 mijë euro në vitin 2019 kur ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

35-vjeçari tashmë i është bashkuar Tirona Republic Football Academy, si pjesë e stafit drejtues, ku pritet të kontribuojë në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe në zabtimin e filozofisë sportive të klubit.

Teilen: