Tuesday, 4. August 2026
Sport

Champions League për femra/ Vllaznia dhe Apolonia nisin nesër rrugëtimin në Europë

GS 04/08/2026 2 Min. Lesezeit

Vllaznia dhe Apolonia janë gati të nisin rrugëtimin e tyre në raundin e dytë të UEFA Ëomen’s Champions League, ku do të synojnë kualifikimin në fazën e tretë të kompeticionit më prestigjioz europian për klube.

Vllaznia do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen gjysmëfinale të Grupit 6, ku do të përballet me kampionet e Sllovakisë, Spartak Myjava. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Stelios Kyriakides”, duke nisur nga ora 20:30.

Në gjysmëfinalen tjetër të Grupit 6 do të përballen skuadra qipriote Apollon Ladies dhe kampionet e Polonisë, Czarni. Nëse kalon me sukses Spartak Myjava, Vllaznia do të luajë finalen e grupit përballë fitueses së këtij çifti, me objektivin për të siguruar një vend në raundin e tretë të UEFA Ëomen’s Champions League.

Edhe Apolonia do të nisë nesër aventurën e saj europiane në raundin e dytë. Skuadra fierake do të përballet në gjysmëfinalen e Grupit 2 me kampionet e Suedisë, Hammarby. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Pozzo-Lamarmora” në Itali, në orën 15:30.

Në rast kualifikimi, Apolonia do të luajë finalen e Grupit 2 ndaj fitueses së çiftit Juventus–SCU Torreense, ku do të diskutohet bileta për në raundin e tretë të UEFA Ëomen’s Champions League.

Teilen: