Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia e Rrogozhinës, dhe Dinamo e Tiranës, do t’i zhvillojnë sonte ndeshjet e tyre të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, përkatësisht Ligës së Konferencës.
Egnatia pas eliminimit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në raundin e tretë të Ligës së Evropës do të përballet me irlandezët e Shamrock Roversit.
Ndeshja e parë luhet në Dublin nga ora 21:00 kurse ajo e kthimit pas një javë në Tiranë.
Ndërkohë, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, do të përballet me Audan e Letonisë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë luhet në Riga të Letonisë nga ora 18:00, ndërsa pas një jave luhet ndeshja kthyese.
Teilen: