Manchester City nuk do të bëhet pengesë dhe do t’i plotësojë Rodri-t dëshirën për tu larguar. Në këtë pikë klubi anglez po merr kohë dhe nuk ka nisur asnjë tratativë me Real-in pasi po pret që klube të tjera që mund të interesohen për shërbimet e mesfushorit të bëjnë përpara.
Mediet spanjolle kanë raportuar se për shërbimet e mesfushorit spanjoll është e interesuar edhe Barcelona edhe pse kjo e fundit krahasuar me Real-in nuk ka kontaktuar me as me lojtarin dhe as me klubin anglez.
City shpreson që Barça të futet në këtë garë pasi kështu do t’i jepte jetë një ankandi të vërtetë me ekipin e Real-it dhe do të bënte që të rritej ndjeshëm vlera e kartonit të lojtarit, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës me ekipin e “Etihad Stadium”.