Tuesday, 4. August 2026
Sport

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

GS 04/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi kaloi me sukses raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, KFF Mitrovica është gati për raundin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Në gjysmëfinale të raundit të dytë kualifikues, KFF Mitrovica do të përballet me Brannin, kampionin e Norvegjisë.

Kjo përballje do të zhvillohet të mërkurën nga ora 10:00 në Budapest të Hungarisë, ndërsa futbollistet e Mitrovicës janë maksimalisht të motivuara.

KFF Mitrovica me sukses e kaloi raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Tani, futbollistet e Mitrovicës po kërkojnë suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare, kalimin edhe nga raundi i dytë kualifikues i Championsit.

Teilen: