Tuesday, 4. August 2026
Sport

Wenger thyen heshtjen dhe distancohet nga Infantino: S’dija asgjë për planin e tij!

GS 04/08/2026 2 Min. Lesezeit

Autoriteti i Gianni Infantinos mori një goditje të mëtejshme pasi numri dy i tij, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, e konsideroi planin e dështuar të investimeve private për Kupën e Botës një “seri ngjarjesh të trishtueshme dhe të dënueshme”.

Si provë e mëtejshme e këtij fakti një tjetër eksponent i lartë i FIFA-s tentoi sot të distancohet nga Infantino dhe skema e tij e dështuar.

Bëhet fjalë për Arsène Wenger, i cili pohoi pak minuta më parë se tërheqja e projektit ishte “absolutisht e nevojshme dhe e padiskutueshme”.

Ish-trajneri i Arsenalit është shefi i zhvillimit global të FIFA-s dhe kishte heshtur deri më tani mbi atë çfarë kishte ndodhur në këtë organ në javën e fundit.

“Nuk isha i përfshirë në këtë plan strategjik dhe u njoftova për projektin nëpërmjet raportimeve në media”, tha ish-trajneri francez.

“Vendimi për të tërhequr projektin ishte absolutisht i nevojshëm dhe i padiskutueshëm, sepse besoj fuqimisht në një FIFA të pavarur që i shërben lojës sonë me përkushtim, transparencë dhe integritet”, tha Wenger. A.V.

Teilen: