Tuesday, 4. August 2026
Sport

“Divorci” Drita-Ramadani tani është zyrtar

GS 04/08/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare: Zekirija Ramadani nuk është më trajneri i Dritës. Një largim i papritur, ndonëse kampionët e Kosovës vazhdojnë aventurën e tyre në Kupat e Europës,

“Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani.

Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani.

Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë.

Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku.

FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: