Tuesday, 4. August 2026
Sport

Cesena e ka vendosur: Shpendi nuk largohet

GS 04/08/2026 1 Min. Lesezeit

Cesena është gati të “blindojë” sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi dhe kështu të shuajë të gjitha thashethemet për transferimin e tij.

Negociatat për rinovimin – Siç raportohet nga Corriereromagna, në fakt, nuk ka akoma ndonjë ofertë zyrtare. Të paktën në 20 muajt e fundit, nuk ka mbërritur ajo ofertë që do të tundonte bardhezinjtë për të lejuar sulmuesin shqiptar të largohej.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit dhe menaxherët e lojtarit të lindur në vitin 2003, përkatësisht Fali Ramadani dhe Romualdo Corvino, po punojnë për të zgjatur kontratën përtej vitit 2028, datës aktuale të skadimit, me një përmirësim të pagës.

Teilen: