Pasditja e të martës ka qenë jo si të tjerat për Igli Taren. Ish-drejtori sportiv i Lazio dhe Milan ishte prezent dje në ceremoninë ku iu dha lamtumira e fundit Baresi-t.
Në kthim, në trenin me destinacion kryeqytetin, ish-sulmuesi kaloi momente të pakëndshme, pasi dikush i kishte marrë çantën.
Me të mbërritur në stacion, Tare denoncoi ngjarjen dhe Policia ndërhyri në kohë duke hetuar dhe më pas ndaluar keqbërësin. E gjithë ngjarja u raportua nga rrjetet sociale të forcave italiane të rendit. A.V.
Teilen: