Pas 334 prezencash gjatë një dekade në Bergamo, Berat Gjimshiti është gati të largohet nga Atalanta.
Mbrojtësi shqiptar ka gjetur akordin me klubin saudit Al-Diriyah, i cili i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare.
Tani është radha e klubit italian për të gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin në fjalë, i cili pritet që të shpenzojë jo më pak se tre milionë euro për të finalizuar transferimin.
Një sinjal të fortë në këtë drejtim ka dhënë edhe vetë lojtari, i cili në stërvitjen e fundit nuk është stërvitur me grupin. A.V.
Teilen: