Wednesday, 5. August 2026
Sport

Berat Gjimshiti transferohet në Arabinë Saudite

GS 05/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shitur tek Al Diriah në Arabinë Saudite.

Klubi sapo është ngjitur në elitë, ndërsa ka paguar 3 milionë euro për transferimin.

“Al Diriah ka arritur marrëveshjen verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Shifra e transferimit është 3 milionë euro, ndërsa kontrata e vlefshme deri në vitin 2028 për qendërmbrojtësin siç konfirmojnë burimet në Arabinë Saudite”, shkruan Fabricio Romano.

Gjimshiti është kapiten i Kombëtares shqiptare.

Teilen: