Wednesday, 5. August 2026
Sport

Portieri Ramaj nuk udhëton me Dortmundin në Japoni

GS 05/08/2026 1 Min. Lesezeit

Largimi i portierit Diant Ramaj këtë verë nga skuadra e Borussia Dortmundit, duket i pashmangshëm.

Ramaj nuk ka udhëtuar me Dortmundin në Japoni për fazën përgatitore, ndërsa po zhvillon bisedimet me klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Ende nuk dihet, nëse Ramaj do të huazohet apo do të shitet por përfundimisht 24-vjeçari do të largohet nga Dortmundi.

Trajneri i Dortmundit, Niko Kovaq ka bërë me dije se nuk llogarit në portierin shqiptar, i cili me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2029.

Sezonin e shkuar, Ramaj ishte i huazuar te skuadra e Heidenheimit kurse më herët ka qenë i huazuar edhe në Danimarkë te Copenhageni.

Ai u transferua te Dortmundi në shkurt të vitit 2025 nga skuadra e Ajaxit për 7 milionë euro.

Teilen: