Wednesday, 5. August 2026
Sport

Bora angazhon fundor amerikan

GS 05/08/2026 1 Min. Lesezeit

KB Bora ka shtuar edhe një përforcim në radhët e veta, i cili do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për fundorin amerikan, Jamari Wheeler që është prezantuar të mërkurën te Bora.

Amerikani i gjatë 184 centimetra, sezonin e fundit ka luajtur në Kroaci te skuadra e Dubrovnikut.

Në 31 paraqitje për Dubrovnikun, Wheeler ka pasur një mesatare prej 11 pikëve, 3 kërcimeve dhe 4 asistimeve për ndeshje.

Gjithashtu, Wheeler 28-vjeçar karrierë ka bërë edhe në Meksikë, Sllovaki e SHBA.

Teilen: