Lojtari që i dha fitoren Juventusit në ndeshjem miqësore kundër Chelsea, Edon Zhegrova, foli për ambiciet e tij të ardhshme me bardhezinjtë: “Jam shumë i lumtur me golin dhe me ekipin. Të gjithë duan të përmirësohen dhe unë punoj çdo ditë për ta bërë këtë. Le të shpresojmë që sezoni i ardhshëm të shkojë më mirë dhe shpresoj për tifozët që të mund të fitojmë”.
“Sezonin e kaluar pata probleme, por besoj në veten time dhe jam i lumtur me veten dhe Juventusin. Është një klub i shkëlqyer, dua të qëndroj këtu dhe të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”.
Teilen: