Thursday, 6. August 2026
Sport

Zyrtare: Mirlind Daku transferohet te Spartaku i Moskës

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare: sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku është një lojtar i Spartakut të Moskës.

28-vjeçari largohet nga Rubin Kazan, por do të vazhdojë të luajë në premier ligën ruse, tashmë me fanellën e Spartakut të Moskës, skuadër me të cilën ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Pas 3 viteve me Rubin Kazan, ku në 80 ndeshje të luajtura shënoi 37 gola, Daku është gati për një eksperiencë të re në karrierë me fanellën e Spartakut të Moskës, që pagoi 11 milionë euro për të blerë kartonin e tij.

Teilen: