Thursday, 6. August 2026
Sport

Celina firmos deri më 2029 me Al-Ettifaq

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

Bersant Celina ka kompletuar kalimin e tij në Arabinë Saudite, pasi është prezantuar te skuadra Al-Ettifaq.

Te skuadra saudite, po e shohin Celinën si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri në Saudi Pro League, duke pasur parasysh përvojën e tij në Evropë.

Celina në Arabinë Saudite është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa me ekipin Al-Ettifaq ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Drejtuesit e klubit saudit, kanë vlerësuar aftësitë dhe cilësitë teknike të mesfushorit, i cili së fundmi ka luajtur në Suedi te skuadra e AIK-ut.

Vet Celina është shprehur tejet i lumtur me këtë lëvizje, duke shtuar se ndihet krenar që është pjesë e një klubi me histori dhe ambicie, si Al-Ettifaq.

Ai ka thënë se është plotësisht i fokusuar për të pasur një fillim të mirë në kampionatin e Arabisë Saudite, duke e ndihmuar klubin në arritjen e objektivave por edhe duke i gëzuar tifozët gjatë tërë sezonit.

 

Teilen: