Thursday, 6. August 2026
Sport

Komiteti Ekzekutiv miraton ndarjen e grupeve të Kategorisë së Dytë për sezonin 2026/27

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27.

Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave, dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe.

Ndarja e miratuar për sezonin 2026/27 është si më poshtë:

Grupi A

  1. Lushnja
  2. Shiroka
  3. Erzeni
  4. Tërbuni
  5. Luzi 2008
  6. Veleçiku
  7. Naftëtari
  8. Gramshi
  9. Basania
  10. Vllaznia B
  11. Partizani B
  12. Eagle FootballGrupi B
    1. AF Luftëtari
    2. Apolonia
    3. Butrinti
    4. Bylis B
    5. Maliqi
    6. Tomori
    7. Devolli
    8. Delvina
    9. Këlcyra
    10. Albpetrol
    11. MemaliajMe miratimin e përbërjes së dy grupeve, vijon puna organizative për përgatitjen e sezonit të ri 2026/27 të Kategorisë së Dytë. Departamentet përkatëse të FSHF-së do të procedojnë me hapat e mëtejshëm për organizimin e garës dhe hartimin e kalendarit të ndeshjeve.

Teilen: