Thursday, 6. August 2026
Sport

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti nga Uganda, David Oworit, një prej futbollistëve më të njohur të vendit afrikan, humbi jetën në moshën 27-vjeçare pasi u sulmua brutalisht nga persona të dyshuar si grabitës pranë banesës së tij në Kampala.

Owori u përball me autorët, të cilët tentuan t’i grabisnin telefonin celular dhe sendet personale.

Futbollisti dyshohet se bëri rezistencë, ndërsa sulmuesit e goditën me gurë trotuari, duke i shkaktuar plagë të rënda.

David Owori ishte kapiten i SC Villa, klubit më të suksesshëm në histoinë e kampionatit ugandez, ku aktivizohej si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor.

Ai ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së Ugandës dhe konsiderohej një nga futbollistët më të rëndësishëm të brezit të tij.

 

 

Teilen: