Thursday, 6. August 2026
Sport

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll rikthehet sot në aksion në Kampionatin Ballkanik, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve.

Përzgjedhësja e drejtuar nga Habil Ajeti, me ndihmësit Arif Elezi dhe Naim Gucati, do të përballet me Bullgarinë, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimësinë e garës.

Ndeshja do të zhvillohet sot, nga ora 16:30, në Farkë të Shqipërisë.

Pas përballjes së parë ndaj Turqisë, “Dardanët” synojnë një paraqitje sa më të mirë dhe pikë të rëndësishme ndaj njërit prej pretendentëve të kampionatit.

Teilen: