Thursday, 6. August 2026
Sport

Barcelona futet në garë me Real Madrdin për transferimin e Rodrit

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori spanjoll Rodri mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, ndërsa për shërbimet e tij tashmë janë vënë në garë dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madridi.

Sipas raportimeve të TalkSPORT, Barcelona ka nisur bisedimet për të transferuar fituesin e “Topit të Artë”, duke tentuar t’ia rrëmbejë rivalit të saj, Real Madridit.

Ndërkohë, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar i takon vetë futbollistit.

“Vendimi do të jetë plotësisht në dorën e Rodrit, pasi Real Madridi dhe Barcelona janë të gatshëm t’i paguajnë Manchester Cityt një shumë të ngjashme për transferimin e tij”, ka shkruar Romano.

Sipas tij, Rodri ka qenë në negociata me Real Madridin prej javësh dhe klubi madrilen mbetet prioriteti i tij, por Barcelona është pozicionuar në garë pasi marrëveshja me “Los Blancos” ende nuk është finalizuar.

30-vjeçari pritet të marrë vendimin e tij para nisjes së sezonit të ri.

Teilen: