Maghnes Akliouche ka mbërritur në Paris, ku pritet të kompletojë transferimin e tij te Paris Saint-Germain.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja prej 50 milionë eurosh mes PSG-së dhe klubit të tij është arritur javën e kaluar, ndërsa këtë të mërkurë do të firmosen dokumentet përfundimtare që do ta bëjnë zyrtar kalimin e talentit francez te kampionët e Francës, shkruan Indeksonline:

Akliouche ka mbërritur në kryeqytetin francez i shoqëruar nga përfaqësuesit e tij, përfshirë Hasan Çetinkayan nga HCM Sports Management, për të finalizuar procedurat e transferimit.
Teilen: