Mbrojtësi kosovar Gentrit Hetemaj është lojtari më i ri i KF Llapit.
Hetemaj, të enjten është prezantuar te Llapi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri më 2029.
“I formuar në futbollin gjerman dhe pjesë e Kosovës U19, Gentriti vjen në Podujevë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij”, ka shkruar Llapi në njoftim.
19-vjeçari ka qenë pjesë e akademisë së Hoffenheimit e Darmstadit, ndërsa ka luajtur me Kosovën U15, U17 e U19, përpara se të ftohet te U21.
Transferimi i Hetemajt te Llapi, është realizuar nga “KA-Sport Management”.
Teilen: