Thursday, 6. August 2026
Sport

Zyrtare: Junior rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid C.F. dhe Vinicius Junior kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së sulmuesit brazilian. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Vinicius do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri më 30 qershor 2032, ka njoftuar Real Madrid.

Vinicius Junior iu bashkua Real Madridit në korrik të vitit 2018, në moshën 18-vjeçare. Gjatë tetë sezoneve me fanellën e klubit madrilen, ai ka zhvilluar 375 ndeshje, ka realizuar 128 gola dhe ka fituar 14 trofe: 2 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa të Evropës, 3 tituj të La Ligës, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa të Spanjës.

Teilen: