Pas ultimatumit të vendosur së fundmi nga drejtuesit e Barcelonës, Ferran Torres ka marrë vendimin e rëndësishëm për të ardhmen. Heroi i finales së Kupës së Botës ka vendosur të transferohet te PSG, bën të ditur Sport.
Pasi e mendoi për javë të tëra, duke lënë të kuptohet publikisht një largim të mundshëm, valenciani ka zgjedhur klubin parizien dhe i ka dhënë dritën jeshile PSG-së për të filluar procesin e sigurimit të nënshkrimit të tij.
Nga ana tjetër, Barcelona ka vendosur klauzolën 55 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin 26-vjeçar, shifër që PSG nuk e ka aspak problem ta paguajë. Gjatë javës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.
Teilen: