Thursday, 6. August 2026
Sport

Përgatitësi atletik i Tiranës, Albert Rebac: T’i bëjmë të gjithë krenarë

GS 06/08/2026 2 Min. Lesezeit

Albert Rebac, pergatitësi atletik dhe ndihmëstrajneri i dytë i Tiranës ka folur për gjendjen e skuadrës nga kampi stërvitor në Turqi.

“Para sezoni është shumë i vështirë, veçanërisht për lojtarët tanë, sepse vijnë nga situata të ndryshme. Disa nga lojtarët kanë patur një pushim të gjatë, kemi disa lojtarë të rinj, pra nuk është e njëjtë për të gjithë. Gjithsesi, po përpiqemi ti përshtatim të gjithë”.

“Çdo javë gjatë këtij para-sezoni kemi dy seanca me intensitet të lartë. Pra, ato janë shumë kërkuese, fizikisht dhe teknikisht, por veçanërisht tani në Turqi, sepse kemi zhvilluar dy ndeshje dhe kemi akoma dhe dy të tjera. Pra do të jetë një periudhë më kërkuese”.

“Gjatë kësaj periudhe presim disiplinë, punë të palodhur dhe këmbëngulje. Edhe tani mund të shikojmë përmirësime në qëndrueshmëri, forcë dhe fuqi. Hap pas hapi do e shikojmë edhe më shumë gjatë fillimit të sezonit. Do të japim më të mirën tonë për ti bërë të gjithë krenarë dhe për të përgatitur sa më mirë lojtarët e Tiranës”.

Teilen: