Friday, 7. August 2026
Sport

UEFA Women’s Champions League/ Vllaznia dhe Apolonia, nesër në fushë për ndeshjet e dyta

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Vllaznia dhe Apolonia do të zbresin nesër në fushë për sfidat e fundit të minigrupeve të raundit të dytë të UEFA Women’s Champions League, ku do të kërkojnë fitoren që mban gjallë shpresat për të vijuar rrugëtimin europian.

Dy skuadrat shqiptare nuk arritën të siguronin një vend në finalet e grupeve, por ende kanë një objektiv për të arritur. Nëse triumfojnë në ndeshjet e nesërme, Vllaznia dhe Apolonia do të kualifikohen në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup.

Shkodranet do të përballen me Apollon Limassol në Qipro, në një takim që nis në orën 16:00. Ndërkohë, Apolonia do të sfidojë portugezet e Torreense, me ndeshjen e planifikuar për në orën 15:30.

Dy ekipet shqiptare të vajzave do të synojnë ta mbyllin këtë fazë me një rezultat pozitiv, që do t’u siguronte vazhdimësinë në Europë.

 

Teilen: