Friday, 7. August 2026
Sport

Gjesti i veçantë i Muçit ndaj Salah, presidenti i Trabzonsporit bën reagimin e papritur

GS 07/08/2026 2 Min. Lesezeit

Ernest Muçi ka fituar vlerësime të mëdha në Turqi pas një gjesti të veçantë ndaj transferimit më të bujshëm të Trabzonsporit, Mohamed Salah.

Mesfushori shqiptar vendosi me dëshirën e tij t’ia lirojë fanellën me numrin 10 yllit egjiptian, pasi ky ishte numri që Salah dëshironte të mbante te skuadra turke. Veprimi i Muçit është përshëndetur gjerësisht brenda klubit.

NEWS  U rrëzua gjatë ndeshjes dhe u dërgua në spital, mjekët nuk arrijnë të shpëtojnë futbollistin 18-vjeçarPresidenti i Trabzonsporit, Ertuğrul Doğan, e falënderoi publikisht futbollistin shqiptar, duke e cilësuar vendimin e tij si një shembull të vlerave dhe frymës së ekipit.

“Falënderoj Muçin. Fakti që ai, me iniciativën e tij, ia dha fanellën me numrin 10 Mohamed Salahut, ishte një gjest shumë i rëndësishëm dhe me domethënie të madhe. Të dy janë lojtarë shumë të vlefshëm për klubin tonë, por ai e bëri këtë me vullnetin e tij dhe kjo më emocionoi mua, ashtu si edhe pjesën tjetër të skuadrës. Për këtë arsye dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë”, deklaroi presidenti i Trabzonsporit./Top Channel

NEWS  Spanja fiton Botërorin, por polemikat me Argjentinën vazhdojnë: “Gjesti më i ulët i parë ndonjëherë”

Teilen: