Friday, 7. August 2026
Sport

Mitrovica luan me Ferencvaroshin, kërkon vendin në “Europa Cup”

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollistet e Mitrovicës të shtunën nga ora 10:00 luajnë me skuadrën e njohur hungareze, Ferencvarosh. Ndeshja zhvillohet në Budapest, ndërsa është e vlefshme për vendin e tretë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra që fiton vazhdon rrugëtimin evropian, përkatësisht siguron paraqitjen në raundin e parë kualifikues të “Europa Cup”, që është niveli i dytë i garave kontinentale për klube të futbollisteve.

Në gjysmëfinale të raundit të dytë kualifikues të Championsit, Mitrovica pësoi 5:0 nga Branni norvegjez, të mërkurën. Ndërkohë Ferencvaroshi humbi 3:2 nga PAOK-u grek.

Në raundin e parë kualifikues, Mitrovica fitoi 10:0 ndaj Zimbru Chisinau të Moldavisë dhe 2:0 ndaj Ludogorets Razgrad të Bullgarisë.

 

Teilen: