Ky sesion i merkatos ka qenë “i nxehtë” për lojtarët e kombëtares shqiptare, pasi shumë prej tyre kanë ndryshuar skuadër.
I fundit është Taulant Seferi, që largohet nga Bodrumspor, por do të vazhdojë të luajë në Ligën e Parë turke, tashmë me skuadrën e Kayserispor.
Sulmuesi 29-vjeçar do të nisë një eksperiencë të re në karrierë. Sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola me fanellën e Bodrumsporit në ligën e parë turke.
Teilen: