Friday, 7. August 2026
Sport

Dështon transferimi i Fisnik Asllanit tek Leipzig, shkak testet mjekësore

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Fisnik Asllani nuk do të transferohet te RB Leipzigu.

Kjo për shkak se ylli kosovar, nuk i kaloi testet mjekësore pas disa problemeve të ngritura nga vetë klubi gjerman, ku dhe vendosën që të anulojnë këtë transferim.

Ai do të mbetet kështu në Hoffenheim edhe këtë sezon teksa do të ketë mundësi që të luajë në Europa League.

Asllani, luajti në 33 ndeshje me Hoffenheimi ku shënoi plot 10 gola në Bundesliga sezonin që lamë pas.

Teilen: