Friday, 7. August 2026
Sport

Admir Mehmedi merr rol drejtues te Winterthuri

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti, Admir Mehmedi, është emëruar anëtar i bordit përgjegjës për çështjet sportive te klubi i Winterthurit, duke zëvendësuar Fredy Bickelin i cili u tërhoq nga posti për arsye personale.

Mehmedi do të jetë pjesë e ekipit drejtues strategjik dhe do të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë sportiv të klubit. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me drejtorin sportiv, Oliver Kaiser, dhe drejtorin e akademisë, Roger Etter. 

35-vjeçari si futbollist ishte pjesë e akademisë së Winterthurit, nga viti 2000 deri në vitin 2006. 

Ish-reprezentuesi i Zvicrës ka luajtur edhe në klube si Zurich, Dynamo Kyiv, Freiburg, Bayer Leverkusen, Wolfsburg e Antalyaspor. 

Winterthuri garon në kategorinë e dytë zvicerane.

Teilen: