Historia mes sulmuesit Romelu Lukaku dhe Napolit ka mbërritur në fund. Lojtari belg nuk do të jetë me skuadrën në grumbullim, sepse tashmë është jashtë projektit teknik të trajnerit Max Allegri. Drejtori sportiv Giovanni Manna ka si përparësi shitjen e Big Rom.
Nëse pista arabe dhe interesimi i Atlanta United në MLS mbeten ende opsione, kthesa e fortë vjen nga Turqia dhe sulmuesi dëshiron të qëndrojë në futbollin europian. Fenerbahçe është futur fort në garë për Lukakun, pasi ka studiuar profile si Serhou Guirassy i Borussia Dortmund dhe Ollie Watkins i Aston Villa. Belgu është në krye të listës së dëshirave dhe e reja është që sulmuesi është pro destinacionit turk.
Duhet gjetur ndërkohë akordi ekonomik mes klubeve për të mbyllur marrëveshjen. Klubi turk nuk mund të shkojë më shumë se 6-7 milionë euro për kartonin, kurse Napoli kërkon 10-12 milionë, sepse 40% e shifrës shkon në kasat e Chelsea.
Shitja e Lukaku është çelësi për të zhbllokuar merkaton në hyrje të Napolit, që kërkon ta zëvendësojë belgun me Gabriel Jesus. Agjenti i brazilimnit ka qenë në Napoli dhe vetë lojtari e dëshiron transferimin në kampionatin italian. Për këtë sulmues ka interes edhe nga klube të tjera dhe Napoli duhet të shpejtojë. Shitja e Lukaku mund të mbyllet në fundjavë dhe më pas i hapet rruga Gabriel Jesus.