Sunday, 9. August 2026
Sport

Chivu nuk heq dorë nga Curtis Jones për mesfushën, Liverpool kërkon 40 milionë euro

GS 09/08/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtari i ekipit anglez është i përzgjedhuri i trajnerit rumun, por “Reds” kërkojnë 40 milionë euro. Për zhbllokimin e situatës duhen bërë shitje.

Pas dy javësh nis kampionati dhe Interi synon të fitojë sërish. Nisja do të jetë thelbësore, prandaj dhe grupi duhet të jetë i kompletuar në kohë për të bërë diferencën. Çështja Romero dhe objektivi Moussa Diaby e kanë spostuar vëmendjen te mbrojtja dhe krahu i djathtë, por edhe mesfusha nuk mbetet prapa. Edhe pse është një repart i mbipopulluar, ka një emër nga i cili Chivu nuk heq dorë.

Curtis Jones, 25-vjeçari i Liverpool pëlqehet prej kohësh. Ai luan në qendër, por di të depërtojë në thellësi. Trajneri Chivu dëshiron ta bëjë edhe më vertikale skuadrën dhe Jones do t’i bënte shumë punë në këtë drejtim.

Për ta blerë këtë lojtar duhen 40 milionë euro, edhe pse kontrata e tij përfundon në 2027-ën. Nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe numrash. Shitja e Frattesi mund të mjaftojë, por mund të largohet edhe Aleksandar Stankovic.

Teilen: