Është vetëm 17 vjeç, mban mbi shpinë numrin 10 dhe luan për Decic të Tuzit në Mal të Zi. Mark Gjokaj ishte protagonist absolut në ndeshjen e fundit ndaj Buducnost, ku realizoi dy golat e fitores për skuadrën nga Tuzi.
Futbollisti shqiptar, që luan si sulmues krahu, apo dhe si fantazist, ka marrë gjithë vëmendjen me atë që bëri në fushë të shtunën. Një talent i pastër, me një të ardhme të sigurt. Dopieta ndaj një kundërshtari si Buducnost me siguri e ka vendosur menjëherë në vitrinë lojtarin shqiptar.
Decic ka zhvilluar dy ndeshje kampionati në Mal të Zi dhe kryeson renditjen me 4 pikë. Kjo skuadër përbëhet kryesisht nga futbollistë shqiptarë, ndërsa Gjokaj është ai që po shkëlqen në këtë moment.