Monday, 10. August 2026
Sport

Milani huazon Athekame te Lioni vetëm pas një sezoni me fanellën kuqezi

GS 10/08/2026 1 Min. Lesezeit

Lëvizje e papritur te Milani. Athekame është gati të përshëndesë klubin kuqezi pas një sezoni. Lojtari i krahut duket se është vetëm një hap larg nga Lioni në Francë, ku mund të marrë më shumë minuta.

Akordi mes dy klubeve është arritur për formulën e huazimit “të thatë” të Athekame. Sezonin e fundit zvicerani ka luajtur në 27 ndeshje me trajnerin Allegri, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Për Athekame, kalimi te Lioni do të jetë një mundësi e mirë për të luajtur në vazhdimësi dhe për të rritur nivelin. Në qershorin e 2027-ës pastaj do të bëhet një tjetër vlerësim nga ana e klubit kuqezi.

Teilen: