Lionel Messi pritet të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj disa mediave argjentinase, të cilat dyshohet se kanë cenuar privatësinë e familjes së tij gjatë ceremonisë mortore për babanë e tij, Jorge Messi.
Sipas raportimeve, ekipi ligjor i yllit argjentinas po përgatit veprime ndaj mediave që dyshohet se kanë shkelur kufijtë e privatësisë gjatë ceremonisë, e cila u zhvillua në mënyrë private në Rosari.
Messi udhëtoi drejt Argjentinës së bashku me bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare.
Familja Messi kishte kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërsa ceremonia u zhvillua në rrethin e ngushtë familjar dhe me praninë e disa personave të afërm.
Jorge Messi ishte jo vetëm babai i Lionel Messit, por edhe agjenti i tij për pjesën më të madhe të karrierës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt majave të futbollit botëror.