Sulmuesi Myrto Uzuni ka shkëlqyer për ekipin amerikan, Austin në ndeshjen e “Leagues Cup”.
Në fakt, Uzuni ishte më i merituari për fitoren 3:0 të Austinit ndaj ekipit meksikan Pueble, në ndeshjen e luajtur në orët e para të së hënës.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë i shënoi të tre golat në këtë përballje, të cilën e mbylli me “hat-trick” të realizuar.
Uzuni e shënoi golin e parë nga goditja e dënimit, të dytin e realizoi pas një aksioni të rrjedhshëm, ndërsa goli I tretë po ashtu ishte supergol – me volej.
“Jam shumë i lumtur për ‘hat-trickun’ e parë me Austin. I falënderoj shumë tifozët”, ka thënë Uzuni.
Ai pas ndeshjes ka udhëhequr një festë me daulle të tifozëve, me të cilët ka festuar së bashku fitoren e madhe.
“Leagues Cup” është garë e klubeve amerikane dhe atyre meksikane.