Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është gati për të debutuar në elitën e futbollit turk.
Në fakt, debutimin Ramadani do ta bëjë kundër kampionit në fuqi të Turqisë, Galatasarayt.
Sezoni i ri në Turqi nis këtë vikend, ndërsa ekipi i Ramadanit, Çorumi do të luajë në udhëtim kundër Galatasarayt.
Ndeshja luhet të premten mbrëma dhe zyrtarisht hap sezonin 2026/27 në Superligës turke, që pritet të jetë interesante.
Ramadani ka vlerësuar lart Galatasarayn, por ka thënë se Çorumi synon rezultat pozitiv në këtë përballje.
Çorumi po debuton në elitën e futbollit turk, ndërsa Ramadani i është bashkuar këtij ekipi gjatë kësaj vere nga Lecce e Italisë.
Teilen: