Monday, 10. August 2026
Sport

Ardian Nuhiu rikthehet në krye të Dritës

GS 10/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Dritës. Ish-trajneri i Tiranës rikthehet në krye të skuadrës nga Gjilani, pasi ka drejtuar më herët Dritën (2019-2022), duke fituar edhe titullin kampion në sezonin 2019-2020.

Nuhiu merr vendin e Zekirija Ramadanit, që u shkarkua nga kampionët e Kosovës pak ditë më parë.

Nuhiu do të debutojë në krye të Dritës më 13 gusht në sfidën kundër Tre Fiorit, e vlefshme për turin e tretë të Conference League (kampionët e Kosovës kanë fituar 4-1 ndeshjen e parë).

Teilen: