Me largimin e mundshëm të Rodrit dhe pavarësisht afrimit të pritshëm të Bouaddi, Manchester City synon të marrë edhe një tjetër element të rëndësishëm për mesfushën.
Sipas “The Athletic”, trajneri Enzo Maresca mbetet i interesuar për argjentinasin e Chelsea, Enzo Fernandez. Për momentin, akordi duket i paarritshëm. Shitja e Reijnders nga Manchester City do të kontribuonte për të financuar këtë operacion me kosto të lartë.
Chelsea së pari shpreson që Enzo Fernandez të qëndrojë. Në anën tjetër, klubi londinez e vlerëson trasferimin e mesfushorit rreth 120 milionë euro. Një shifër e konsiderueshme, por trajneri italian këmbëngul për të pasur në skuadër lojtarin që e ka stërvitur kur drejtonte Chelsea.