Tuesday, 11. August 2026
Sport

E ardhmja në pikëpyetje, Julian Alvarez shfaqet me agjentin te Atletico Madridi

GS 11/08/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e lojtarit nga Argjentina, Julian Alvarez te Atletico Madridi është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi argjentinas është parë sot duke mbërritur së bashku me agjentin e tij në qendrën stërvitore të skuadrës spanjolle.

Sipas raportimeve nga Spanja, bashkëlojtarët e tij kishin përfunduar stërvitjen që në orën 09:30 dhe ishin larguar nga qendra, ndërsa Alvarez mbërriti më vonë së bashku me përfaqësuesin e tij.

Kjo ka shtuar spekulimet se në ambientet e klubit mund të zhvillohen negociata të rëndësishme për të ardhmen e argjentinasit.

Alvarez ka pasur interesim të madh nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Në mesin e skuadrave që kanë shfaqur interes është raportuar edhe Barcelona, ndërsa situata e tij është ndjekur nga afër edhe nga klube të tjera të elitës.

Teilen: